Partia e Trump fiton në Georgia

Amerika

Partia e Trump fiton në Georgia

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 09:02
Partia e Trump fiton në Georgia

Donald Trump kalon testin e Georgias. Republikanët triumfuan në zgjedhjet e forta të këtij shteti, të konsideruara një referendum ndaj presidencës së miliarderit njujorkez.

Karen Handel e ruajti vendin e saj në Kongres me 53% të votave, ndërsa rivali demokrat Jon Ossoff mori 47%. 

Distrikti i gjashtë i Georgias është një vend tradicionalisht i sigurtë për republikanët, por demokratët shpresonin shumë që të përfitonin nga niveli i ulët i popullaritetit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, të dëshmuar nga sondazhet e fundit të opinionit.  

Besohet se të shtënat e javës së kaluar në një fushë bejsbolli të Virxhinias, ku mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe kongresmeni Steve Scalise, kanë qenë favorizuese për republikanët në këto votime.   

Republikanët kanë arritur deri tani këtë vit të shmangin çdo humbje përballë demokratëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat