Sulmohet një polic në aeroportin e Miçiganit

Amerika

Sulmohet një polic në aeroportin e Miçiganit

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 17:53
Aeroporti ndërkombëtar Bishop në Flint të Michigan

(E plotësuar) - Një polic u sulmua me thikë në aeroportin amerikan të Flint, në Miçigan, theksuan burime zyrtare, ndërkohë që mediat përmendin një sulm të mundshëm terrorist.

Polici u sulmua disa herë nga një person që kishte thirrur “Allah Akbar”, njofton stacioni televiziv amerikan NBC News, i cili theksoi gjithashtu se incidenti ishte trajtuar si një akt terrorizmi.

Policia federale FBI theksoi se është ende herët për të përcaktuar natyrën e supozuar të sulmit, nëse bëhet fjalë apo jo për një akt terrorist.

“Sipas informacioneve që kemi, mendojmë se bëhet fjalë për një incident të izoluar”, shtoi FBI.

SHBA: Evakuohet aeroporti në Flint, një polic i lënduar

Aeroporti ndërkombëtar Bishop në Flint të Michigan, është evakuuar sot pasi që në hapësirat e këtij aeroporti ishte lënduar një polic, kanë njoftuar zyrtarë të aeroportit.

Polici është në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur Policia e Shtetit Michigan.

Zyrtarë të aeroportit njoftuan se të gjithë udhëtarët janë të sigurt, ndërkohë që aeroporti është mbyllur dhe se FBI është duke zhvilluar hetimet.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat