Trump thyen traditën e darkës së Ramazanit në Shtëpinë së Bardhë

Amerika

Trump thyen traditën e darkës së Ramazanit në Shtëpinë së Bardhë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 10:38
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thyer traditën gati 20-vjeçare duke mos organizuar darkën që shënon fundin e Muajit të Ramazanit.

Kjo darkë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur çdo vit që nga mandati i presidentit Bill Clinton.

Në të kanë marrë pjesë udhëheqës të shquar myslimanë, diplomatë dhe ligjvënës.

Raportohet se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka refuzuar organizimin e saj.

Presidenti Donald Trump, ndërkaq, është kritikuar më herët për retorikën anti-myslimane.

Gjatë fushatës, ai ka bërë thirrje për mbikëqyrjen e xhamive në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat