Trump: Reformat në shëndetësi shumë të vështira

Amerika

Trump: Reformat në shëndetësi shumë të vështira

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 21:21
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi sot se reforma e sistemit shëndetësor amerikan, mbi të cilën u përqendrua që prej ardhjes në pushtet, nuk ishte një çështje e thjeshtë.

Duke marrë parasysh ndarjet për këto çështje, maxhoranca republikane e Senatit hoqi dorë këtë javë për të miratuar Obamacare, ligji emblematik i paraardhësit demokrat, Donald Trump, raporton AFP.

“Reformimi i sistemit shëndetësor është shumë i vështirë, po kështu edhe procesi i votimit është shumë i pasigurt”, theksoi Trump.

Duke përshëndetur një sistem që do të ishte më i mirë se Obamacare dhe më pak i shtrenjtë për njerëzit dhe vendin, presidenti i SHBA-ve pranoi sot se lufta në Senat, ku republikanët kanë një maxhorancë jo shumë solide (52 vende nga 100) duket e ashpër.

“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, ne do të punojmë fort”, nënvizoi ai.

“Është shumë e vështirë, çdo shtet është ndryshe, çdo senator është i ndryshëm”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat