Trump dënon tregtinë e Kinës me Korenë Veriore

Amerika

Trump dënon tregtinë e Kinës me Korenë Veriore

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 14:48
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dënuar sot tregtinë e Kinës me Korenë Veriore dhe shfaqi dyshimin nëse autoritetet kineze po punojnë me Uashingtonin në luftën kundër kërcënimeve nukleare të Pjong-jangut zyrtar.

“Tregtia ndërmjet Kinës dhe Koresë Veriore është rritur pothuajse 40 për qind në çerekun e parë. Kaq sa i përket asaj se Kina po punon me neve, por duhet të përpiqemi”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat