Trump nuk ishte në dijeni për takimin e të birit me zyrtarë rus

Amerika

Trump nuk ishte në dijeni për takimin e të birit me zyrtarë rus

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 09:34
Donald Trump me djalin

I biri i presidentit amerikan, Donald Trump Junior, ka thënë që babai i tij nuk kishte njohuri në lidhje me takimin e tij me avokaten ruse, e cila i kishte thënë se ka informacione të ndjeshme që mund ta ndihmonin kampanjën e Donald Trump.

Donald Trump Junior ka thënë për “Fox News” që takimi nuk ishte ndonjë gjë e rëndësishme dhe se ai është dashur të sillej ndryshe rreth tërë kësaj çështje.

Ai së fundmi ka publikuar disa e-mail në të cilat ka mirëpritur ofertën për takim nga avokatja ruse, e cila i kishte thënë që posedon informacione inkriminuese për Hillary Clinton.

Zyrtarë nga SHBA-të janë duke hetuar në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat