Wray: Do të jem i pavarur nga Trump

Amerika

Wray: Do të jem i pavarur nga Trump

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 21:54
Shefi ri i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray

Shefi ri i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, i emëruar nga presidenti Donald Trump, premtoi të mërkurën se do të vepronte në emër të një drejtësie të paanshme.

Wray vlerësoi gjithashtu, gjatë audicionit të tij në Senat, se hetimi mbi ndërhyrjet ruse në presidencialet e 2016-ës, nuk ishte një gjueti shtrigash, raporton AFP.

“Nuk mendoj se drejtori Mueller është angazhuar në një gjueti shtrigash”, tha Wray në lidhje me Robert Mueller, prokuror special i ngarkuar me këtë hetim.

Në një tjetër kontradiktë me presidentin, kreu i ardhshëm i FBI-së theksoi se “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se agjentët e shërbimeve sekrete kanë vendosur në mënyrë unanime se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 8 nëntorit 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat