Trump: Putin do të ishte më i kënaqur sikur Clinton të ishte presidente

Amerika

Trump: Putin do të ishte më i kënaqur sikur Clinton të ishte presidente

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 23:56
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin do të ishte shumë më i kënaqur që rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton të ishte presidente, sepse ajo nuk do të kishte shpenzuar shumë në ushtrinë amerikane.

Në një intervistë për CBN, presidenti Trump tha sot se takimi i tij i gjatë me presidentin rus në samitin e G20, ishte një shenjë e mirë dhe tregoi se të dy vendet mund të punojnë së bashku në çështje si armëpushimi në Siri, ku ata ndajnë interesat, transmeton Reuters.

"Unë mendoj se ne bashkohemi shumë mirë. Ne jemi një fuqi bërthamore jashtëzakonisht e fuqishme, dhe kështu janë edhe ata. Nuk ka kuptim që të mos ketë ndonjë lloj marrëdhënieje", tha Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat