Trump: Gjendja në Shtëpinë e Bardhë është fantastike

Amerika

Trump: Gjendja në Shtëpinë e Bardhë është fantastike

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 08:01
Presidenti i SHBA Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ekipi i tij "funksionon bukur" pavarësisht një jave të turbullt.

Presidenti Donald Trump, thotë se gjendja në Shtëpinë e Bardhë është "fantastike" pavarësisht nga shqyrtimit të marrëdhënieve të dyshuara të fushatës së tij me Rusinë.

Ai i tha Reuters se administrata ishte "duke funksionuar bukur".

Presidenti gjithashtu mbrojti djalin e tij, i  cili u shfaq  në media duke  u takuar me një avokate ruse gjatë fushatës zgjedhore.

Donald Trump Junior u takua me Natalia Veselnitskaya duke besuar se ajo kishte informacione që do të dëmtonin kundërshtaren e babait të tij, Hillary Clinton.

Trump  tha për Fox News se takimi ishte një 20 minutësh i humbur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat