Trump komenton për njoftimet mbi kontaktet me Rusinë

Amerika

Trump komenton për njoftimet mbi kontaktet me Rusinë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 23:47
Djali i Donald Trump

Një koment i ri i bërë sot nga Presidenti Donald Trump duket se rrëzon raportimet e reja në media në lidhje me një takim ndërmjet anëtarëve të ekipit të tij elektoral dhe një juristeje ruse, ndërsa në SHBA po debatohet nëse ekipi i fushatës së zotit Trump pati bashkëpunuar me përpjekjet e Rusisë për të patur ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ndërsa po kalon fundjavën në pronën e tij të golfit në Bedminister, New Jersey, Presidenti Trump shkruajti sot në Twitter se vlera e aksioneve në bursë vazhdon të rritet, megjithë raportimet e mediave për zhvillimet e reja rreth debatit për Rusinë.

Dy ruso-amerikanë, Anatoly Samochorov dhe Rinat Akhmetshin, u identifikuan nga mediat si shoqëruesit e avokates Natalia Veselnitskaja në takimin, për të cilin djali i Presidentit Trump, fillimisht pati thënë se ishte zhvilluar thjesht për t'i ndaluar amerikanët të adoptojnë fëmijë rusë.

Këtë javë, Trump Jr. zbuloi se kishte marrë pjesë në takim, pasi i ishte premtuar se do t'i jepej informacion implikues lidhur me rivalen e të atit, Hillary Clinton./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat