Venezuela e quan "brutal" paralajmërimin e Trumpit për sanksione ekonomike

Amerika

Venezuela e quan "brutal" paralajmërimin e Trumpit për sanksione ekonomike

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 18:38
Nicolas Maduro

Qeveria e Venezuelës ka reaguar ndaj kërcënimeve, siç ka thënë “brutale dhe imperialiste” të paraqitura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që nëse qeveria e presidentit Nicolas Maduro imponon referendumin e Asamblesë Kushtetuese më 30 korrik, do të përballet me sanksione ekonomike.

Kreu i Ministrisë se Jashtme të Venezuelës, Samuel Moncada tha se votimi i Asamblesë Kushtetuese do të mbahet më 30 korrik, pavarësisht deklaratave të Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu të hënën edhe Presidenti Nicolas Maduro ka paralajmëruar mbajtjen e votimit më 30 korrik, për të formuar Asamblenë kushtetuese civile, e cila do të ndryshojë kushtetutën ekzistuese, me të cilin veprim pretendon mënjanimin e Kuvendit të Venezuelës.

Edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i bëri thirrje Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të pezullojë planet për formimin e Kuvendit që ndryshon kushtetutën.

Mogherini ka paralajmëruar se ndryshimi i Kushtetutës rrezikon konflikte të mëtejshme me kundërshtarët e tij politikë.

Kundër ndryshimeve kushtetuese opozita e vendit ka organizuar protesta të shumta, në të cilat janë vrarë dhjetëra civilë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat