Trump akuzon demokratët për dështimin e reformës shëndetësore

Amerika

Trump akuzon demokratët për dështimin e reformës shëndetësore

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:49
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot demokratët si përgjegjës për dështimin e reformës në sistemin shëndetësor.

“Të gjithë demokratët na kanë braktisur, madje edhe disa republikanë. Pjesa më e madhe e republikanëve kanë qenë besnikë, të mrekullueshëm dhe kanë punuar fort. Ne do të rikthehemi”, shkruan Donald Trump në rrjetin social “Twitter”, pasi u detyrua një ditë më parë të pranonte se projektreforma kishte dështuar nga braktisja e senatorëve republikanë, raporton AFP.

Ky dështim shënon një humbje të madhe për republikanët që kontrollojnë në të njëjtën kohë Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë.

Dje në mbrëmje, dy senatorë republikanë i dhanë goditjen, duke njoftuar se do të votonin kundër një versioni të ri të hartuar nga krerët e pozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat