Lavdohet online për shumat e mëdha të parasë, policia i troket në derë

Amerika

Lavdohet online për shumat e mëdha të parasë, policia i troket në derë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:19
Breon Holling

Një i ri nga Florida, SHBA, vendosi të hynte drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook, duke treguar shumat e mëdha të parave që posedonte, por gjithçka u ndërpre nga policia.

Breon Holling, tregonte paratë e tij dhe thoshte se ato nuk kanë të ndalur, çdoherë e më shumë rritet shuma. Gjatë videos se drejtpërdrejtë në profilin e tij në Facebook, gjithçka ndalet kur në sfond dëgjohen policia të cilët urdhërojnë të hapet dera. Pas hyrjes me forcë, policia kishte kontrolluar shtëpinë dhe kishin gjetur lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje.

Holling është marrë në paraburgim dhe akuzohet për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe të armëve të zjarrit, shkruan CNN.

Policia thuhet se kishte kohë që donin t’i bënin kontroll shtëpisë së Holling, dhe video në Facebook nuk kishte të bënte asgjë me ndërhyrjen e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat