Kolumbi – Takim historik mes FARC dhe ish-krerëve paraushtarakë

Amerika

Kolumbi – Takim historik mes FARC dhe ish-krerëve paraushtarakë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 18:41
Alvaro Leyva

Një takim historik mes liderëve të Forcave revolucionare të armatosura të Kolumbisë (FARC) dhe ish-krerëve paraushtarakë, në luftë prej disa dekadash, u zhvillua për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të paqes mes FARC dhe qeverisë, sipas një deklarate të publikuar dje.

“Të mërkurën 19 korrik, anëtarë të sekretariatit të FRAC dhe ish-komandantëve të forcave të bashkuara për mbrojtjen e Kolumbisë (AUC, federata e grupeve paraushtarake) u takuan në Casa Provincial de los Jesuitas (Shtëpia provinciale e Jezuitëve) në Bogota, të shoqëruar nga prifti jezuit Francisco de Roux”, njoftoi në këtë deklaratë një pjesëmarrës i procesit të paqes, Alvaro Leyva, këshilltar i guerilasve marksistë të FARC gjatë bisedimeve, raporton AFP.

Gjatë këtij takimi, që zgjati më shumë se tre orë, kuptimi dhe fusha e veprimit e marrëveshjeve të nënshkruara mes FARC dhe qeverisë më 24 nëntor 2016 ishin në prioritetet, si dhe domosdoshmëria për të siguruar zbatimin e tyre, bën të ditur deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat