Tragjedi në Ohio, një i vdekur dhe 5 të lënduar në karnaval

Amerika

Tragjedi në Ohio, një i vdekur dhe 5 të lënduar në karnaval

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka ndërruar jetë dhe 5 të tjerë janë duke luftuar për jetën, pas një aksidenti tragjik në një park lojërash në Ohio të SHBA-ve.

Ohio State Fair, është event që mbahet çdo vit, dhe personat që duan adrenalinën dhe parqet më makineri të shpejta dhe të rrezikshme, shkojnë aty për tu zbavitur.

Mirëpo këtë vit, njëra prej makinerive ka pas problem teknik dhe është shkëputur njëra pjesë e cila kishte pasagjerë. Kjo tragjedi ka rezultuar në vdekjen e një 18 vjecari, dhe 5 persona tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.

Pajisja e njohur me emrin si Topi i Zjarrtë, përfshin lëvizje të shpejta duke i rrotulluar lartë e poshtë pasagjerët, nëpër ajër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat