Trump dhuron tri rroga për Departamentin e Edukimit

Amerika

Trump dhuron tri rroga për Departamentin e Edukimit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:27
Donald Trump

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump dhuroi rrogën e tij të tre mujorëshit të dytë, për Departamentin e Edukimit.

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, bëri të ditur për media se Trump ka dhuruar rrogën me vlerë të 100 mijë dollarëve, për Departamentin e Edukimit.

Trump gjithashtu ka dhuruar rrogën e tre mujorëshit të parë për Departamentin e Brendshëm.

Sekretari i Arsimit Betsy DeVos thotë se donacioni është duke u përdorur për të paguar për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe kampin e matematikës, të sponsorizuar nga departamenti.

Si kandidat për president, Trump kishte premtuar të mos merrte asnjë pagë nëse zgjidhej. Por me ligj ai duhet të paguhet, kështu që ai po i dhuron paratë e pagës. Tatimpaguesit mund të shlyejnë donacione të tilla, potencialisht duke ulur taksat e tyre mbi të ardhurat, shkruan FoxNews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat