Senatori Graham: Trump, i gatshëm për luftë me Korenë Veriore

Amerika

Senatori Graham: Trump, i gatshëm për luftë me Korenë Veriore

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 20:11
Senatori amerikan Lindsey Graham

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi sot se presidenti Donald Trump është i gatshëm për luftë me Korenë Veriore, nëse ajo vazhdon të tentojë që të godasë SHBA-të me raketa nukleare.

“Presidenti Trump tha: ‘Nuk do t’ju lejoj të bëni raketën balistike interkontinentale me kokë nukleare, me të cilën do të godisni Amerikën’. Ata do të lëvizin në një drejtim dhe nuk do ta lëshojnë nëse nuk mendojnë se në tavolinë është opsioni kredibil ushtarak”, tha senatori republikan për televizionin NBC. Graham tha se “ekziston opsioni ushtarak dhe ai është shkatërrimi i programit veri-korean dhe i vetë Koresë Veriore”.

Koreja Veriore të premten lansoi raketën interkontinentale, për të cilën thuhet se mund të arrijë në territorin amerikan.

Për këtë arsye Trump i shfaqi pakënaqësi Kinës dhe të shtunën tha se nuk do të lejojë më Pekinin “që të mos bëjë asgjë” rreth Koresë Veriore.

“Koreja Veriore do të ndalohet, qoftë ushtarakisht, qoftë në mënyrë diplomatike”, ka thënë presidenti amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat