Trump: Sanksionet kundër Rusisë seriozisht joperfekte

Amerika

Trump: Sanksionet kundër Rusisë seriozisht joperfekte

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 19:28
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se kishte firmosur zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht shqetësimeve serioze se ato nuk ishin perfekte.

”Deputetët i kishin shqyrtuar shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë lidhur me ndikimin e këtyre masave mbi interesat e bizneseve dhe të aleatëve evropianë, duke treguar më shumë fleksibilitet”, tha Trump në një deklaratë pas nënshkrimit të sanksioneve kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

”Mbetem i shqetësuar mbi limitet që ligji vendos mbi mundësinë e presidentit për të marrë vendime për politikën e jashtme”, thekson Trump, raporton DPA.

“Duke limituar fleksibilitetin e ekzekutivit, ligji ia vështirëson SHBA-ve mundësinë për të bërë marrëveshje të mira për popullin amerikan dhe afron më pranë njëra-tjetrës Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut”, shton presidenti amerikan.

“Hartuesit e Kushtetutës sonë ia delegojnë presidentit çështjet e politikës së jashtme. Ky ligj do të provojë urtësinë e kësaj zgjedhjeje”, thekson Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat