Masa reja për kujdesit shëndetësor ndaj veteranëve

Amerika

Masa reja për kujdesit shëndetësor ndaj veteranëve

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 21:16
Donald Trump dhe David Shulkin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Departamenti i Çështjeve të Veteranëve njoftuan të enjten ndërmarrjen e masave të reja për të zgjeruar kujdesin shëndetësor për veteranët.

Ato përfshijnë përdorimin e teknologjive me video dhe mjeteve diagnostikuese për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore në distancë dhe i lejojnë veteranët të përdorin pajisje të lëvizshme dhe kompjutera për të planifikuar, riorganizuar ose anuluar takimet në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve.

"Kjo do të rrisë ndjeshëm qasjen e veteranëve në shërbimet e tyre të kujdesit, sidomos për ata që kanë nevojë për ndihmë në fushën e shëndetit mendor, kur kërkesat rriten gjithnjë e më shumë, si dhe në parandalimin e vetëvrasjeve", tha zoti Trump, ndërsa shpalli masat e reja në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti tha gjithashtu se shërbimet e reja do të jenë veçanërisht të dobishme për veteranët që jetojnë në zonat rurale.

Sipas sekretarit të Departamentit të Çështjeve të Veteranëve David Shulkin shërbimet e reja i shtohen programit ekzistues të "shërbimit të telemjekësisë”, që vitin e kaluar ofroi kujdes për më shumë se 700 mijë veteranë.

Zoti Trump ka qënë një mbështetës i fortë i veteranëve gjatë fushatës së tij presidenciale vitin e kaluar, duke theksuar nevojën për përmirësim të kujdesit shëndetësor ndaj tyre.

"Këto arritje janë vetëm fillimi. Ne nuk do të pushojmë derisa të gjithë veteranët e Amerikës të marrin kujdesin që ata aq shumë e meritojnë", tha presidenti Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat