Trump: Mund të ndërhyjmë ushtarakisht në Venezuelë

Amerika

Trump: Mund të ndërhyjmë ushtarakisht në Venezuelë

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 10:15
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk hedh poshtë mundësinë e opsionit ushtarak për Venezuelën, si përgjigje ndaj eskalimit të situatës politike në këtë vend.

“Kemi shumë opsione për Venezuelën, përfshirë edhe opsionin potencial ushtarak nëse do të ishte e nevojshme. Kemi trupa në gjithë botën dhe në vendet, të cilat janë në largësi. Venezuela nuk është aq larg dhe njerëzit atje po vuajnë dhe po vdesin”, u ka thënë Trump mediave në Nju Xhersi.

Ai po ashtu ka folur edhe situatës në Korenë Veriore, duke thënë se do të bisedojë me homologun e tij kinez  Xi Jungping.

“Shpresoj se do të zgjidhim të gjitha”, tha Trump në kampin e tij të golfit në Nju Xhersi, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Venezuelës paralajmërimet e Trump për aksion ushtarak kundër këtij vendi i kanë quajtur “akt të çmendurisë dhe ekstremizmit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat