Trump diskuton sot për strategjinë në Afganistan

Amerika

Trump diskuton sot për strategjinë në Afganistan

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:51
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, në Kampin David, në veri të Uashingtonit, për të diskutuar strategjinë amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore.

Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë ditë më parw se pas disa muajsh debate, administrata e presidentit Trump, pothuajse ka marrë një vendim, për një qasje të re ndaj luftës 16 vjeçare në Afganistan, njëherësh luftën më të gjatë në historinë amerikane.

Mattis, u ka thënë gazetarëve se stregjia e re do të marrë formë “në një të ardhme të afërt”.

Sipas raportimeve të mediave, Mattis, i ka rekomanduar presidentit Trump, rritjen e trupave për 4,000 më shumë në ndihmë të ushtrisë afgane, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë.

Po ashtu, po raportohet se Mattis, i ka bërë thirrje Trumpit të përfshijë luftën në Afganistan, në kuadër të një strategjie për rajonin, duke përfshirë edhe Pakistanin, vend në të cilin disa grupe militante afgane i kanë krijuar bazat e tyre rreth kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat