Donald Trump së shpejti i vetëm në Shtëpinë e Bardhë?

Amerika

Donald Trump së shpejti i vetëm në Shtëpinë e Bardhë?

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:28
Donald Trump

Që pas deklarimeve të diskutueshme të Donald Trump-it lidhur me ngjarjet në Charlottesville janë shtuar dorëheqjet në shenjë proteste. Edhe mbështetësit besnikë si Stephen Bannon i le lamtumirën Shtëpisë së Bardhë.

Eshtë mungesa e qendrueshmërisë së presidentit të SHBA-së,  që tregon, se ky influencohet nga mendimi i atyre që e rrethojnë, thotë kryetari i iQendrës Christian Cultural Centers, A.R. Bernard, lidhur me dorëheqjen e tij nga këshilli evangjelikan i Donald Trump-it. "Unë do të preferoja të isha në radhë të parë i krishterë. Por Amerika ka krijuar një mjedis, që më detyron, të jem në radhë të parë një zezak, që jeton në Amerikë", thotë Bernard. Drejtuesi i kishës me këtë nënkupton ngurrimin e Trumpit për t'iu kundërvënë forcimit të dhunës së djathtë në SHBA dhe për ta dënuar atë me fjalë të qarta.

Bernard nuk është i vetmi, që largohet nga forumi i konsulencës në shenjë proteste ndaj deklaratave relativizuese të Trump-it në sfondin e ekseseve të dhunës së djathtë në Charlottesville. Javën e kaluar  presidentit të SHBA-së iu desh të shpërbëjë dy forume me shefa koncernesh për shkak të shumë dorëheqjeve. Kësisoj ai hoqi dorë nga plani për themelimin e një forumi konsulence për infrastrukturën. Të premten (18.08)u vetëshpërbë edhe komisioni për artin dhe shkencat shoqërore.

Trump gjithnjë e më shumë po mbetet vetëm, edhe sepse shumë nga të besuarit e tij po hasin edhe vet në kritika. Investitori or Carl Icahn, miliarder dhe mbështetës qysh në fillim i Trump-it, u tërhoq për të mos e rënduar presidencën e tij. Biznesmeni Icahn vazhdimisht kritikohej, se me këshillat e tij ndaj qeverisë, ai mund të influencojë në favor të bizneseve të veta.

Forumet e konsulencës së Trump-it po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Edhe investitori Carl Icahn u largua nga posti i tij.

E së fundi u largua nga Shtëpia e Bardhë edhe Stephen Bannon, i cili konsideorhej si presidenti në prapaskenë dhe një përfaqësues i iflaktë i politikës nacionaliste ekonomike të presidentit. Bannon ndonëse donte të vazhdonte "edhe më tej luftën për Trump", ai deklaroi, në një intervistë për portalin e lajmeve "The Weekly Standard", se: "Presidenca Trump, për të cilën ne luftuam de ia dolëm, ka marrë fund." Forcat e moderuara në Kongres kësisoj do të fitojnë peshë./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat