Trump kërkon 7.8 miliardë për rikuperimin e dëmeve pas vërshimeve

Amerika

Trump kërkon 7.8 miliardë për rikuperimin e dëmeve pas vërshimeve

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 09:19
Përmbytjet në Texas

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi rreth 7.8 miliardë dollarë si pagesë fillestare si përpjekje për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve pas reshjeve në Teksas dhe Luiziana.

Zyrtarët kanë thënë se do të ketë kërkesa të mëtejme për fonde kur të bëhet i ditur ndikimi i plotë që ka pasur stuhia Harvey, shkruan BBC.

Disa banorë tashmë janë lejuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre por që vërshimet janë duke vazhduar të shkojnë në rritje nëpër disa zona.

Presidenti Trump, pritet që ta vizitojë Teksasi për herën e dytë këtë të shtunë.

Numri i personave që kanë vdekur nga këto vërshime ka shkruar në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat