Trump: Nuk është koha për bisedime me Korenë Veriore

Amerika

Trump: Nuk është koha për bisedime me Korenë Veriore

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 17:19
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se për momentin nuk është koha për bisedime me Korenë Veriore dhe se ende janë të hapura të gjitha opsionet për të mbrojtur SHBA-të dhe aleatët e saj, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një bisede telefonike me kryeministren britanike Theresa May dhe kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat