Bannon: Do ta mbroj presidentin Trump nga armiqtë e tij

Amerika

Bannon: Do ta mbroj presidentin Trump nga armiqtë e tij

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 21:44
Donald Trump dhe Steve Bannon

Ish-këshilltari i diskutuar i presidentit Donald Trump, Steve Bannon pohoi sot se do të vijojë të mbrojë presidentin amerikan nga armiqtë e tij, duke sulmuar hierarkinë katolike që favorizon imigracionin nga interesi ekonomik.

Steve Bannon mbajti deri në mesin e gushtit postin e këshilltarit strategjik në Shtëpinë e Bardhë. Ai iu bashkua stafit të fushatës zgjedhore të miliarderit në mesin e gushtit 2016, duke frymëzuar kandidatin republikan me qëndrime të shumta nacionaliste dhe anti-establishment.

“Unë jam një luftëtar i rrugës. Unë jam një luftëtar dhe kjo është arsyeja pse Donald Trump dhe unë merremi vesh kaq mirë”, u shpreh 63 vjeçari në një emision në CBS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat