Trump: Nëse do të ketë veprim ushtarak, do të jetë një ditë e trishtuar për Korenë e Veriu

Amerika

Trump: Nëse do të ketë veprim ushtarak, do të jetë një ditë e trishtuar për Korenë e Veriu

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 21:57
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se do të donte t'i shpëtonte veprimit ushtarak, si një zgjidhje për kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, por sipas tij përpjekjet e mëparshme diplomatike nuk arritën ta ndalojnë Phenianin në zhvillimin e sistemit raketor.

"Veprimi ushtarak është padyshim një opsion. A është kjo e pashmangshme? Asgjë nuk është e pashmangshme", tha Trump, duke shtuar megjithatë ai do të preferonte që veprimi ushtarak të shmanget.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse do të ketë veprim ushtarak, do të jetë një ditë e trishtuar në Korenë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat