Britma dhe fëmijë duke qarë, këto janë pamjet rrëqethëse nën rrënojat e shkollës në Meksikë

Amerika

Britma dhe fëmijë duke qarë, këto janë pamjet rrëqethëse nën rrënojat e shkollës në Meksikë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 08:39
Foto nga termeti në Meksikë

Qeveria Meksikane ka konfirmuar se mbi 200 persona kanë humbur jetën rreth vendit dhe se të paktën 38 godina u shkatërruan në Meksiko City, si pasojë e lëkundjes me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter.

Gjithashtu ka njoftuar se autoritetet përkatëse vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm, në rrënojat që shkaktoi tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin, në 30 vjet.

Ndërkohë mes godinave të shembura është një shkollë fillore në jug të kryeqytetit, ku mbetën të vrarë të paktën 21 fëmijë dhe 4 të rritur. I gjithë vendi po mban frymën në pritje të lajmeve të mira, për dhjetëra të zhdukurit.

Lokalizimi i një 8-vjeçareje të gjallë në rrënojat e shkollës, ka shtuar shpresat për të mbijetuar të tjerë. Ndërkohë CNN ka publikuar një video rrëqethëse ku tregon momentin që forcat e shpëtimit nxjerrin fëmijët nga rrënojat e shkollës së shembur.

Përmasat e tragjedisë bëhen më të qarta me kalimin e orëve, e siç u raportua gjatë mbrëmjes së djeshme, shembja e një kishe në shtetin e Pueblos, i mori jetën 7 të rriturve e 4 fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat