Trump: Duhet ta zgjidhim çështjen koreano-veriore

Amerika

Trump: Duhet ta zgjidhim çështjen koreano-veriore

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:24
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, deklaroi se “njeriu-raketë” ishte një çështje që duhej të diskutohej më parë nga Clinton dhe Obama.

Në një miting me votuesit republikanë në Alabama, Trump ka bërë vlerësime për shumë çështje në lidhje me politikat e brendshme dhe të jashtme.

”Duhet të ishte diskutuar vite më parë, por nuk është diskutuar. Aktualisht unë po interesohem për këtë çështje pasi ne duhet ta zgjidhim atë”, tha Trump.

Duke vazhduar deklaratat e ashpra për Korenë e Veriut, Trump tha se kjo çështje duhej të ishte diskutuar vite më parë dhe se kërcënimet me testimet nukleare duhej të parandaloheshin më parë.

Trump mbrojti idenë e tij, sipas së cilës demokratët nuk kanë hedhur hapat e nevojshëm në çështjen e Koresë së Veriut.

Pasi ka vënë theksin se çështja koreano-veriore duhej zgjidhur, Trump tha se “nuk kemi alternativë tjetër”.

”Ndoshta disa hapa do të funksionojnë, disa jo. Unë personalisht nuk jam i sigurt se do të funksionojnë, por sido që të ndodhë mund të them se jemi të sigurt”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat