Trump i bën thirrje BE-së të vendos sanksione ndaj Venezuelës

Amerika

Trump i bën thirrje BE-së të vendos sanksione ndaj Venezuelës

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 23:22
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndjek veprimin e SHBA-ve për të vendosur sanksione ndaj regjimin shtypës të presidentit të Venezuelës, Nikolas Madura.

"Ne shpresojmë që miqtë tanë në BE, së shpejti do të ndjekin veprimin e SHBA-ve, Kanadasë dhe shumë vendeve të Amerikës Latine, me vendosjen e sanksioneve kundër regjimit të Maduros", tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin spanjoll, Marjan Rahoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat