Trump ka reaguar ndaj reklamave ruse në Facebook

Amerika

Trump ka reaguar ndaj reklamave ruse në Facebook

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 19:50
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar komaninë Facebook dhe e ka cilësuar atë si “anti-Trump”.

Reagimi i Trump-it ka ardhur pasi gjigandi Facebook kishte thënë se po përgatiste 3000 reklama për t’ia dorëzuar hetuesve në kongres, që me gjasë ishin të porositura nga Rusia, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Facebook gjithmonë ka qenë anti-Trump. Rrjetet gjithmonë kanë qenë anti-Trump” ka thënë Trump në Twitter , duke kritikuar edhe New York Times dhe Washington Post për “marrëveshje të fshehta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat