Trump turne në Azi për kërcënimin e Koresë së Veriut

Amerika

Trump turne në Azi për kërcënimin e Koresë së Veriut

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 14:55
Kim Jong Un, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump , do të udhëtojë në pesë vende aziatike në nëntor për të marrë pjesë në samitet rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hawaiit në  një udhëtim 11-ditor.

"Angazhimet e presidentit do të forcojnë vendosmërinë ndërkombëtare për t'u ballafaquar me kërcënimin e Koresë së Veriut", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Koreja e Veriut ka kërcënuar kohët e fundit për shuarjen e aeroplanëve  amerikanë në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat