Trump konfirmon pjesëmarrjen në samitin e ASEAN-it

Amerika

Trump konfirmon pjesëmarrjen në samitin e ASEAN-it

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 12:38
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin rajonal të ASEAN-it në Filipine, në muajin nëntor, në kuadër të një turneu në Azi, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

Duke njoftuar në mes të muajit shtator vizitën e tij të parë aziatike, Kinë, Japoni, Kore e Jugut, që prej fillimit të mandatit të tij, Trump kishte theksuar se ishte ftuar në këtë samit nga presidenti kontrovers i Filipineve, Rodrigo Duterte, por pa shprehur nëse kishte apo jo vullnetin për të pranuar.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai do të jetë i pranishëm edhe në samitin e APEC-ut në Vietnam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat