“Do të vdisni të gjithë sot!” Gruaja misterioze paralajmëroi masakrën e Las Vegasit

Amerika

“Do të vdisni të gjithë sot!” Gruaja misterioze paralajmëroi masakrën e Las Vegasit

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:17
Las Vegas

Vetëm pak para të shtënave me vdekjeprurëse në historinë e Amerikës, një grua misterioze ka paralajmëruar të gjithë turmën që po ndiqte një koncert në Las Vegas se i priste dicka e tmerrshme.

Vetëm 45 minuta para se sulmuesi të hapte zjarr duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë,  gruaja misterioze fillonte të ulëriste.

“Ata janë këtu…Të gjithë do të vdisni sot!”

Gruaja, e përshkruar si hispanike dhe rreth të 50-ve, pati një shpërthim të tmerrshëm përpara njerëzve , duke i paralajmëruar të iknin sa më parë.

Por ajo u shoqërua jashtë koncertit nga forcat e sigurisë.

Pak më vonë, qindra plumba u qëlluan mbi turmën e festivalit muzikor duke e shndërruar ngjarjen në një masakër të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat