Trump: Uniteti ynë nuk mund të thyhet nga e keqja

Amerika

Trump: Uniteti ynë nuk mund të thyhet nga e keqja

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 18:13
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në sulmin tragjik në Las Vegas, ku u kanë mbetur të vdekur së paku 50 persona.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta, shkojnë për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi tragjik në Las Vegas”, shkruan Trump në Twitter.

"Kombi është bashkuar në zi, nga tronditja dhe dhimbja", ka thënë Trump në një masazh në Shtëpinë e Bardhë dhe ka shtuar se “uniteti ynë nuk mund të thyhet nga e keqja dhe lidhjet tona nuk mund të ndërpriten nga dhuna", tha Tramp.

Në sulmin me armë zjarri në Las Vegas kundër një turme në një koncert në mjedis të hapur, kanë mbetur të vrarë 50 persona dhe mbi 200 të plagosur, duke u bërë kështu sulmi më i rëndë që prej dekadash në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat