Trump do të vizitoj Porto Rikon dhe Las Vegasin

Amerika

Trump do të vizitoj Porto Rikon dhe Las Vegasin

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 08:23
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vizitoj dy anët e tragjedisë amerikane – Porto Rikon e goditur nga uragani dhe qytetin e Las Vegasit, i cili u trondit nga vrasja më e madhe masive me armë, në historinë e SHBA-së.

Trumpi do e vizitoj Porto Rikon me 2 tetor, vetëm pas dy javësh kur uragani Maria goditi këtë territor amerikan.

Trump është përballur me kritika për mënyrë e trajtimit të fatkeqësisë në këtë ishull, ku shumica e banorëve kanë mbetur pa rrymë elektrike dhe sinjale telefonike, banorët po ashtu po përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe karburantit.

Pas udhëtimit në Porto Riko, Donald Trump, do të udhëtojë për në Las Vegas, qyteti ku mbetën të vdekur së paku 59 persona dhe u lënduan 527 nga të shtënat me armë.

Trump e ka quajtur sulmin “akt djallëzor” dhe ka shprehur “ trishtim, troditje dhe pikëllim” për të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat