Trump emëron Jerome Powell në krye të Bankës Qendrore

Amerika

Trump emëron Jerome Powell në krye të Bankës Qendrore

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 21:19
Jerome Powell

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të emëronte Jerome Powell për të drejtuar Bankën Qendrore Amerikane (Fed) në vend të Janet Yellen, mandati i të cilit përfundon në shkurt 2018.

Tashmë zyrtar i lartë në Fed, Jerome Powell, 64 vjeç, një republikan i moderuar, jurist dhe ish-bankier përfaqëson një vazhdimësi të caktuar në politikën monetare.

Emërimi i tij për katër vitet e ardhshme do të konfirmohet nga Senati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat