Trump ‘refuzon’ Time, revista përgënjeshtron

Amerika

Trump ‘refuzon’ Time, revista përgënjeshtron

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 13:01
Presidenti amerikan Donald Trump

Revista Time ka hedhur poshtë versionin e presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit ai refuzoi kërkesën për një intervistë dhe foto në prag të edicionit të pritshëm ku edhe do të shpallet personi i vitit.

Trump në një postim në Twitter, kishte bërë të ditur se Time i kishte telefonuar duke i thënë se ndoshta ai do të shpallej personi i vitit. Por, më pas, Time tha se presidenti nuk ishte korrekt për çka kish thënë.

Trump i është akorduar ky titull vitin e kaluar. Më herët, ai në mënyrë të rreme kishte pretenduar se ishte shfaqur në kopertinat e revistës Time.

Në qershor, Uashington Post zbuloi se në disa nga klubet e golfit të Trump, shfaqej një kopje e rreme e kopertinës së revistës time, me tituj pozitivë dhe foton e Trump.

Kjo e fundit, e ka nisur traditën e shpalljes së personit të vitit në 1927 dhe shfaq në kopertinë personin që për të mirë apo për të keq ka pasur më shumë ndikim në ngjarjet e vitit.

Revista Time tha se nuk do të bëjë komente për përzgjedhjen e saj të këtij viti deri sa edicioni i radhës të dalë në treg dhe se vendimi i saj do të mësohej më 6 dhjetor.

Revista fton lexuesit e saj të votojnë për personin që ata mendojnë se duhet ta mbajë këtë titull, por vendimi përfundimtar i takon botuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat