Krijoi furtunë kritikash me rishpërndarjen të Twitter të një videoje me përmbajtje raciste. Por nuk ishte ky telashi i vetëm për Donald Trumpin. Në polemikat për këtë çështje me kryeministren britanike, presidenti amerikan citoi në Twitter, Tereza May-n e gabuar.
Në përpjekje për t’iu përgjigjur përmes Twitterit, kritikave të shefes së qeverisë së Londrës, Trump citoi gabimisht një tjetër Tereza May, një shkrimtare 41-vjeçare që jeton në Uells. Në profilin e saj në Twitter ajo kishte fillimisht vetëm 6 ndjekës. Presidenti e korrigjoi gabimin dhe publikoi një postim të ri, ku citohej kryeministrja Tereza Mei, emri dhe mbiemri i së cilës, në Twitter ndahet me një vijë poshtë.
Fama e shkrimtares Tereza May nga ky gabim i presidentit Trump u rrit brenda pak orësh. Numri i ndjekësve të saj u shtua nga 6 në mbi 1300.
Të mërkurën, Trump rishpërndau në Twitter një video të publikuar nga një organizatë e ekstremit të djathtë britanik, ku një mysliman copëtonte statujën e Shën Mërisë, duke e lidhur atë me luftën kundër ekstremizmit islamik.