SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja globale e KB-së për emigracion

Amerika

SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja globale e KB-së për emigracion

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Presidenti i SHBA-së Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka vendosur që shteti të tërhiqet nga pjesëmarrja në bisedimet për miratimin e marrëveshjes globale, me të cilin do të përmirësohen të drejtat ndërkombëtare për emigrantët dhe refugjatët.

Këtë e komunikoi mbrëmë misioni i përhershëm i SHBA-së në KB.

"Sot misioni i SHBA-së në KB e njoftoi sekretarin e përgjithshëm se SHBA-ja e ndërpret pjesëmarrjen në Marrëveshjen globale për emigracion", qëndron në kumtesën e misionit.

Në dokument theksohet se në shtator të vitit të kaluar Uashingtoni e ka nënshkruar Deklaratën e Nju-Jorkut, me të cilën të gjitha 193 shtetet anëtare të KB-së u dakorduan që të aprovojnë në vitin 2018 dy marrëveshje globale - për menaxhim të valës së emigracionit dhe për masa për refugjatët.

"Deklarata e Nju-Jorkut përmban numër të madh të dispozitave, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me politikat e SHBA-së në sferën e emigracionit dhe për refugjatët", bëjnë të ditur nga misioni i SHBA-së në KB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat