Trump: Ata na marrin miliarda dhe votojnë kundër nesh

Amerika

Trump: Ata na marrin miliarda dhe votojnë kundër nesh

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 20:25
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar sot se do të shfuqizojë ndihmën financiare për vendet që votuan për rezolutën e OKB-së për Jerusalemin.

“Ata marrin qindra miliona prej nesh, madje me miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh. Le të votojnë kundër nesh. Ne do të kursejmë shumë para, nuk na intereson", u tha Trump gazetarëve.

Një sesion urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB është planifikuar për të enjten, me kërkesë të vendeve arabe dhe vendeve me shumicë myslimane.

Ambasadorja amerikane pranë OKB-së Nikki Haley ka bërë të ditur se SHBA-ja do të regjistrojë emrat e atyre që votojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një rezolutë jo detyruese, duke kritikuar vendimin e Trump për të njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat