Rritje e lehtë e popullaritetit për Trump

Amerika

Rritje e lehtë e popullaritetit për Trump

Më: 4 janar 2018 Në ora: 14:14
Donald Trump

Popullariteti i presidentit amerikan shënoi një rritje të lehtë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve duke nxitur përpiluesit e sondazheve të ngrenë pyetjen nëse Donald Trump, i varur nga platforma Twitter, nuk është më shumë i vlerësuar kur nuk është në qendër të lajmit.

Përkundrazi, kur Donald Trump shijonte rrugën me diell drejt fushave të golfit në Florida, shkalla e popullaritet u rrit nga 36 për qind e regjistruar një ditë para largimit nga Shtëpia e Bardhë, para Krishtlindjes, në 40 për qind gjatë rikthimit të tij pas Vitit të Ri, sipas sondazhit të fundit ‘’Gallup”.

Megjithëse në nivelin më të ulët historik për një president amerikan në këtë fazë të mandatit të tij, shkalla e popullaritetit nuk ka regjistruar një nivel të tillë prej qershorit 2017.

Kjo rritje në mënyrë krejt të papritur ushqen pra një hipotezë të parashikuar nga disa analistë, pavarësisht dëshirës së dukshme për të bërë lajm, Donald Trump a nuk do të ishte më e udhës të bëhej më tepër diskret ?

“Është e vështirë për të provuar”, u shpreh Kyle Kondik, ekspert për politikën amerikane në Universitetin e Virxhinias, që thekson gjithsesi se popullariteti i tij është pak më i mirë kur ai nuk ndikon shumë mbi aktualitetin.

Kyle Kondik dhe kolegu i tij Geoffrey Skelley kanë përcaktuar se përpara presidencialeve të 2016, si Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë regjistruar një popullaritet të përmirësuar çdo herë që nuk ishin në kryetitujt e gazetave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat