Kreu i CIA-s: Trump është i aftë, kupton çështje komplekse

Amerika

Kreu i CIA-s: Trump është i aftë, kupton çështje komplekse

Më: 7 janar 2018 Në ora: 23:53
Donald Trump

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, deklaroi sot se presidenti i SHBA-së, Donald Trump plotësisht është i aftë për funksionin që kryen, pasi kupton çështjet komplekse.

Aftësitë mendore të Trump janë vënë në pikëpyetje në librin "Fire and Furry...” të gazetarit Michael Wolff, i publikuar të premten.

Trump në këtë libër përshkruhet si një injorant dhe Wolff ka theksuar se njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan dyshojnë në aftësitë e tij për të udhëhequr shtetin.

Por, Pompeo tha për televizionin amerikan Fox News, se pohimet e tilla janë qesharake, pasi Trump është i aftë të udhëheqë ushtrinë amerikane.

Shefi i CIA-s tha se një pyetje e tillë shtrohet nga njerëzit që nuk pranojnë faktin se Trump është president i SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat