Zjarr në Kullën Trump

Amerika

Zjarr në Kullën Trump

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:19
Zarri ka shpërthyer në Kullën e Trump në Manhattan të Nju Jorkut.

Një zjarr ka shpërthyer sot në Kullën e Trump në Manhattan të Nju Jorkut, njoftojnë mediat amerikane.

Zjarri shpërtheu pak para orës 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa presidenti Donald Trump nuk ishte në ndërtesë.

Shefi Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut, Roger Sakowich i tha NBC News se zjarri filloi në një njësi të ngrohjes.

Sipas medias amerikane, zjarri u raportua pasi agjentët e Shërbimit Sekret vunë re tymin.

Një burim policor i ka thënë për NBC News se nuk ka raporte fillestare për të lënduar. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat