U shkrumbuan nga zjarri, tani përmbytje dhe rrëshqitje masive të dheut

Amerika

U shkrumbuan nga zjarri, tani përmbytje dhe rrëshqitje masive të dheut

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:05
Kaliforni

Skena të ngjashme me ato të një fushëbeteje vijnë nga Kalifornia, ku rrëshqitjet masive të dheut si pasojë e reshjeve të mëdha u morën jetën 13 personave.

163 persona kanë kërkuar ndihmë në spital pasi balta dhe shkëmbinjtë në madhësinë e një makine u rrokullisën nga kodrat drejt shtëpive të tyre në disa zona të Kalifornisë jugore.

Raportohet se 300 persona kanë mbetur të bllokuar në kanionin Romero në lindje të Santa Barbaras. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut ndodhën në të njëjtat zona që u shkrumbuan nga zjarret e muajit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat