Procesi i paqes në rrezik pas sulmeve të ELN-së

Amerika

Procesi i paqes në rrezik pas sulmeve të ELN-së

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:48
Juan Manuel Santos

Një seri sulmesh që mbajnë autorësinë e lëvizjes guerile të ELN-së shtynë qeverinë për të pezulluar negociatat e paqes me rebelët, duke vënë në rrezik armëpushimin që i dha fund më shumë se 50 vite konfrontimesh të armatosura në Kolumbi.

Të mërkurën në mëngjes, gjatë një fjalimi në televizion, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos njoftoi se ka vënë në dijeni kryenegociatorin e tij, aktualisht në Kuito, në Ekuator ku po zhvillohen bisedimet me Ushtrinë e Çlirimit Kombëtar (ELN), lëvizja e fundit aktive guerile në Kolumbi.

“Kam biseduar me kryenegociatorin e qeverisë në Kuito që të kthehet menjëherë për të vlerësuar të ardhmen e procesit”, deklaroi ai.

Armëpushimi ishte në fuqi mes periudhës 1 tetor dhe 9 janarit në mesnatë.

Ishte hera e parë në historinë e kësaj lëvizje guerile, e frymëzuar nga revolucioni kuban, e krijuar në 1964 nga një kryengritje e popullsisë fshatare, që nënshkroi një marrëveshje të këtij lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat