Trump ballafaqohet me kritika për shprehjen vulgare për imigrantët - Bota Sot
Trump ballafaqohet me kritika për shprehjen vulgare për imigrantët

Amerika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Trump ballafaqohet me kritika për shprehjen vulgare për imigrantët

Më: 12 janar 2018 Në ora: 11:08
Donald Trump duke folur pardje për media në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ballafaqohet me kritika për shkak të komenteve vulgare për të cilat raportohet se ai i ka bërë gjatë një takimi të djeshëm me ligjvënësit për çështjen e imigrantëve.

Duke e refuzuar një marrëveshje të propozuar për imigrantët, Trump ka pyetur përse më tepër njerëz nga Haiti dhe nga vendet që ai i ka quajtur “të pista” (“shithole”) nga Afrika, duhet të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportet ku citohen personat, që janë informuar për takimin në Zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump ka folur derisa dy senatorë i kanë paraqitur detajet e një kompromisi dypartiak, me të cilin do të zgjeroheshin mbrojtjet kundër dëbimit të qindra mijëra imigrantëve të rinj dhe, po ashtu, do të forcoheshin mbrojtjet kufitare.

Zoti Trump tha se Stetet e Bashkuara duhet të pranojnë më tepër imigrantë nga vendet, siç është Norvegjia, theksohet në këto raporte.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah, nuk e ka hedhur poshtë pohimin se presidenti Trump i ka bërë këto komente, të cilat janë kritikuar ashpër nga demokratët dhe republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Disa politikanë në Uashington kanë zgjedhur të luftojnë për vendet e jashtme, por presidenti Trump, gjithnjë do të luftoj për popullin amerikan”, tha Shah.

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese, demokrati Steny Hoyer, tha se komentet e Trumpit ishin “raciste dhe të turpshme”.

Anëtarja e Dhomës Përfaqësuese, republikanja Mia Love, vajzë e imigrantëve nga Haiti, tha se sjellja e Trumpit është “e papranueshme nga lideri i vendit tonë” dhe tha se ai duhet të kërkoj falje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test