Punëtori i parë me ngjyrë në kabinetin e Presidentit amerikan - Bota Sot
Punëtori i parë me ngjyrë në kabinetin e Presidentit amerikan

Amerika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Punëtori i parë me ngjyrë në kabinetin e Presidentit amerikan

Më: 13 janar 2018 Në ora: 08:05
Lyndon Johonson dhe Robert C. Weaver

Para 52 viteve, konkretisht më 13 janar të vitit 1966, Presidenti amerikan Lyndon Johonson, emëroi punëtorin e parë me ngjyrë amerikan në kabinet.

Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johonson e përshkroi ekonomistin e universitetit Harvard si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin në këtë post të Robert Weaver-it, i cili ishte nipi i një ish skllavi dhe i biri i një punonjësi poste.

Profesor Weaver mori doktoratën në ekonomi nga uiversiteti Harvard dhe dha mësime atje deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test