Kili, sulmohen kishat para vizitës së Papa Françeskut - Bota Sot
Kili, sulmohen kishat para vizitës së Papa Françeskut

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Kili, sulmohen kishat para vizitës së Papa Françeskut

Më: 13 janar 2018 Në ora: 09:49
Kisha në Kili

Disa kisha në Kili kanë rënë pre e sulmeve vandale, vetëm pak ditë para një vizite të Papa Françeskut, parashikuar javën e ardhshme.

Tre kisha në kryeqytetin Santiago, u sulmuan me bomba zjarri, ndërsa në disa fletushka të shpërndara, paralajmërohej se një tjetër ishte për Papën.

Presidenti Michelle Bachelet i përshkroi incidentet si “shumë të çuditshme”, duke shtuar se sulmet ende nuk mund të lidhen me një grup të caktuar.

“Në një demokraci, njerëzit mund të shprehin veten për sa kohë që e bëjnë këtë në një mënyrë paqësore,” i tha ajo një radioje të premten.

Askush nuk është arrestuar për sulmet, të cilat nuk shkaktuan lëndime, ndërsa Vatikani ende nuk e ka komentuar ngjarjen.

Papa Françesku ka bërë dhembshurinë dhe mbështetjen për emigrantët e nevojtarët, një temë kryesore të papatit të tij.

Por vërejtjet e paraqitura në fletushkat e hedhura në një nga kishat e sulmuara, thuhet se u ankuan që paratë e shpenzuara për vizitën e tij, mund të përdoreshin më mirë për të varfrit.

Papa do të mbajë meshën të martën në një park të Santiagos dhe qindra mijëra njerëz pritet të dalin për ta pritur.

Papa gjithashtu do të takohet me liderët e zonës indigjene Mapuche, gjatë vizitës së tij në Kili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test