Zyrtarët e Havajit: Alarmi për raketë ishte një gabim - Bota Sot
Zyrtarët e Havajit: Alarmi për raketë ishte një gabim

Amerika

E enjte, 18 janar 2018

Zyrtarët e Havajit: Alarmi për raketë ishte një gabim

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:35
Alarmi

Zyrtarët e emergjencave në Havaji thanë të shtunën se alarmi për një kërcënim me raketë balistike ishte i rremë.

Në tekstin e alarmit thuhej se drejt Havajit po vinte një kërcënim dhe se nuk ishte fjala për ndonjë alarm stërvitor. Ndërkaq banorëve u kërkohej që të gjenin strehim për t’u mbrojtur.

Alarmi shkaktoi panik kur u shfaq në celularët e njerëzve të shtunën në mëngjes, por pak pas kësaj, autoritetet thanë se fjala ishte për një gabim.

Në këtë ekran celulari shihet alarmi i rremë për një raketë balistike që vjen nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havajit më 13 janar 2018.
Në këtë ekran celulari shihet alarmi i rremë për një raketë balistike që vjen nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havajit më 13 janar 2018.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Havaji Richard Rapoza tha se nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi alarmin.

Senatori i Havajit Brian Schatz tha se alarmi i rremë për kërcënim me raketë erdhi si pasojë e një “gabimi njerëzor" dhe ishte "krejtësisht i pafalshëm".

Senatori i bëri komentet në llogarinë e tij Twitter, pasi zyrtarët e menaxhimit të emergjencave konfirmuan gabimin. Zoti Schatz bëri thirrje për përgjegjshmëri dhe për krijimin një procesi alarmesh që të jetë i imunizuar nga gabimet./voa

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test