SHBA, arrestohet ish-oficeri i CIA-s, mbante shënime të fshehta

Amerika

SHBA, arrestohet ish-oficeri i CIA-s, mbante shënime të fshehta

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Një ish-oficer i Cia-s, është arrestuar në SHBA, nën akuzën e mbajtjes së paligjshme të informacionit sekret. Në pranga është vënë Jerry Chun Shing Lee, i cili ka punuar për CIA-n që në vitin 1994-2007, kur u nis për në Hong Kong.

Arrestimi i tij është bërë pas një hetimi të nisur nga FBI që në vitin 2012, për të zbuluar spiunët e CIA-s në Kinë.

Dy vite më parë, rreth 20 informatorë u vranë ose u burgosën e cila u quajt edhe si një nga dështimet më katastrofale të inteligjencës amerikane në vitet e fundit.

“Kina goditi CIA-n duke vrarë burime amerikane”, thotë New York Times.

Kur Lee u largua nga CIA në vitin 2007, ata që e njihnin atë thanë se e la agjencinë të pakënaqur pas karrierës së tij pllajë.

Jerry Chun Shing Lee mbeti në Hong Kong dhe u kthye në Amerikë në vitin 2012, i joshur nga një ofertë e rremë pune. Atë kohë, agjentët e FBI-së kanë kontrolluar dhomën e hotelit ku qëndronte z. Lee dhe gjetën dy libra të vegjël me të dhëna të fshehta.

Ato përmbajnë shënime të shkruara me dorë në detaje si “emrat e vërtetë dhe numrat e telefonit të aseteve dhe punonjësve të fshehtë të CIA-s”.

Megjithatë, z. Lee u largua nga SHBA-të në vitin 2013 dhe tani është arrestuar gjatë një vizite tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat